Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Arabe të Sirisë ka njoftuar zyrtarisht për njohjen e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.
Në një njoftim zyrtar, Siria ka treguar se e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Në këtë kontekst, Republika Arabe e Sirisë shpall njohjen e saj zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u nisur nga besimi në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe nga kujdesi për forcimin e parimeve të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë” – ka shkruar MPJ-ja e Sirisë.

