Orëve të mbrëmjes, portali raportoi ekskluzivisht lidhur me suspendimin e kreut sindikalist policor, Imer Zeqiri.
I njëjti, sipas burimeve të Paparacit kishte lënë telefonin e tij për ta inciziuar një mbledhje të cilën nuk e ndoqi, pasi të njëjtën e la duke u çuar paraprakisht.
Rreth këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë.
Përmes një komunikate, ky Këshill bëri të ditur se qëndron në anën e kundërt të kujtdo që kryen veprime kundërligjore.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë i para pak çasteve dhe i pandërhyrë nga redaksia:
“Sot me datë 10.05.2024, Këshilli Drejtues i Sindikatës se Policisë se Kosovës me shqetësim ka ndjekur zhvillimet rreth perfshirjes se njërit nga anetarët e Kryesise Ekzekutive të SPK-së respektivisht Kryetarit te SPK-se ne veprime te kunderligjshme, ku me rekomandim te IPK-së edhe është suspenduar Kryetari i Sindikatës së Policisë së Koosvës zt. Imer Zeqiri nën dyshimin se i njejti ka kryer vepren penale Fotografim dhe inqizime tjerat te paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së.
Këshilli Drejtues i SPK-së distancohet nga veprimet kunderligjore te kujtdo çofshin ato, duke premtuar angazhim te plotë dhe të vazhdueshëm ne permiresimin e kushteve te punës dhe ngritjen e mirqenjes se punonjesve te PK-së . Ditëve ne vijim KD i SPK – së do te dal me njoftim shtesë rreth zhvillimeve të fundit ne SPK.”