Sindikata e PTK-së organizon protestë, punëtorët s’kanë marrë paga që nga 29 shkurti

Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për ditën e sotme pasi që punëtorët kanë mbetur pa paga meqë nga 29 shkurti.

Sipas njoftimit thuhet se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare.Nga kjo sindikatë nuk i kanë përjashtuar as grevat nëse nuk u realizohen kërkesat.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se mbi 1 mijë e 700 punëtorëve të Telekomit dhe mbi 1 mijë punëtorëve të Postës po ju mohohet paga mujore, me të cilat mbajnë familjet.

Protesta nis nga ora 12:00.