Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Borovci, dhe për kolegët e zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci që dyshohet që u vetëvra dje në shtëpinë e saj.
Nga Sindikata kanë thënë se duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtareve të saj.
“SPK vlerëson se Policia e Kosovës duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtareve të PK-së. SPK do të jetë në dispozicion të familjes së të ndjerës për të ofruar gjithçka që është në fuqinë tonë me shpresën që në të ardhëm raste të tilla asnjëherë të mos na përsëriten”, thuhet në njoftimin e tyre.