Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar të martën se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një peticion të nënshkruar nga punonjësit policorë lidhur me pakënaqësitë e tyre.
Në njoftim bëhet e ditur se Ligji i pagave, mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor, Ligji i pensionimit, shtesat për punë specifike, rrezikshmëria dhe kushtet e punës – janë disa nga pakënaqësitë e zyrtarëve policorë.
“Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësit e Policisë së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në komunikatën për media.