Sigal Prishtina mban konferencë për medie, avullohen 700 mijë euro për një muaj

Krerët e klubit më të trofeshëm në vend, kanë mbajtur një konferencë të jashtëzkonshme për media duke i prekur pikat kyçe të krizës së bardhekaltërve.

Ndër tjera, ​drejtori i ri i Sigal Prishtinës, Luan Maloku, ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj ish-kryesisë, duke deklaruar se rreth 700 mijë euro, që ishin në arkë gjatë nëntorit dhe dhjetorit, janë “avulluar” mistershëm sapo ka nisur janari, duke e cilësuar këtë si një keqmenaxhim të paprecedentë.

Përveç zhdukjes së fondeve, ai denoncoi emërimet e paligjshme që u ndaluan nga Ministria e Sportit dhe borxhet e shumta të trashëguara ndaj ATK-së, Federatës dhe në BAT (FIBA). Maloku akuzoi ish-drejtuesit se u munduan të përfitonin nga sponsorizimet e fundvitit duke luftuar madje edhe tifozët “Plisat” që kërkonin llogari.

​Pavarësisht borxheve dhe kaosit, mesazhi i tij ishte i prerë: Prishtina nuk shuhet! Ai garantoi se klubi është më i bashkuar se kurrë dhe se njerëzit e vërtetë të kryeqytetit nuk do të lejojnë rënien e emrit më të madh të basketbollit kosovar.