Drizan Shala, njohës i sigurisë, tregoi detaje për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ai tha se në natën kritike fëmijët kanë qenë të ulur prapa në veturë, ndërsa Liridona në pjesën përpara – në anën e djathtë.
Shala pohoi se Liridona u vra në një terren i cili njihej mirë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Ai tha se Liridona u godit me plumb në drejtim të qafës, nga distanca afër 2-3 metra.
“Vendi ku është kryer atentati është në dalje të Prishtinës, 2km afër Prishtinës, në Bërnicë të Epërme. Ndaj Liridonës është bë atentati me një goditje në drejtim të qafës”, tha Shala në Pressing.
“Sipas informacioneve që po trajtohen nga prokuroria, konstatohet se lëvizja ka qenë nga pjesa e qytetit, pra ka lëvizë me makinë dhe e ka parë të arsyshme atentatori që pjesa e veprës penale të kryhet në afërsi të një shtëpie që e ka ble para disa kohe, kur ka lëvizë nga Suedia kur është shpërngulur”.
“Organizatori e ka analizuar gjithë rrugën ku mund të bëhet vepra e caktuar penale, duke pas përbazë edhe hapësirën ku është kryer vrasja nuk ka kamera të incizimit dhe e ka pa në vetëvete duke e frekuentuar këtë rrugë te shtëpia e tij, e ka njoftë terrenin dhe e ka njoftë që është optimale që vepra penale të kryhet në relievin e thyshëm”, u shpreh Shala.
Ai tha se pasi ndodhi atentati ndaj të ndjerës, Naimi thirri policinë kinse ka ndodhur grabitje.