Mediumi lajmi.net deri sa ishte në teren me punë është ofenduar nga një person.
“Si qentë jeni bo, çka jeni tu ju bo njerëzve”, tha ai në drejtim të gazetares.
Ndërsa gazetarja u arsyetua se kjo është puna e tyre.
“Punë e kena, punë e kena, mos na ofendo se puna e kena”, u shpreh gazetarja.
Sulmet dhe linqimet ndaj mediave dhe gazetarëve në çdo pjesë të vendit thuajse janë evidente.
Madje ato shpesh nxiten edhe nga partia ne pushtet dhe njerëz të fortë të politikës që janë të lidhur me lidershipin actual që udhëheq me vendin.
Kujtojmë vetëm skandalin me mediumin Klan Kosova, brenda pak ditësh i suspendohet qertifikata e biznesit, pastaj prishet ai vendim, dhe në fund vjen një motër e një deputeti të pushtetit dhe e zhbënë përsëri vendimin e fundit.