Leonard Ademi, vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, në një rrëfim tjetër lidhur me vdekjen e motrës së tij, ka dhënë detaje lidhur me versionin e rrejshëm të bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, gjendjen e fëmijëve në ditën e vrasjes së nënës së tyre dhe si e kuptuan lajmin prindërit e tij.
Leonardi derisa e quajti motrën e tij heroinë për fëmijët e vet, ka rrëfyer se si e kuptoi vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar.
“Isha në punë, më telefonoi gruaja, më tha që e kanë vrarë Liridonen, por ne e kemi edhe një djalë të axhës që e ka emrin Liridon, thash si Liridonin e kanë vrarë, tha nuk e di por të tregoj më vonë më ndali telefoni, duke prit më thirri tha jo Liridonin por Liridonen. Jam shkuar te shtëpia, gjendja ishte katastrofale, prindërit ishin përtokë, të alivanosur, nuk dija çka të bëj, ku t’i dërgoj, e kam marrë forcën, nuk doja të besoj që Liridona ka vdekur, i kam marrë dhe jam shkuar drejt në Spitalin e Gjakovës, ku i thash se duhet të marrin qetësues sepse rasti është shumë i rëndë sepse kërkonin me shkuar në Prishtinë. Vazhduam për Prishtinë dhe nisen të qetësohen sepse edhe nuk i tregoja që ka vdekur, i thoja që nuk dihej ende, kam ardhur në QKUK, më thanë që duhet të shkoj në policinë në Dragodan sepse aty po zhvillohet rasti dhe hetimi. Kur kam arrit aty, ishin Naimi brenda duke u intervistuar dhe fëmijët. Ne shkuam te fëmija për ta parë se si janë. Për Liridonën e lexoja gjatë rrugës dhe e dija që ka vdekur, por nuk guxoja të paraqitesha që ka ndodh ky rast, edhe policia duke u munduar me të mirë”, tha ai, derisa edhe ata e kuptuan për vdekjen e Liridonës.
Ai tha se kujdesej për fëmijët derisa e pritnin që Naimi ta jep deklaratën në Polici.
“Prononcimi i fëmijëve ishte i tmerrshëm, nuk e di si kam mundur unë të qëndroj atë ditë kur ata u sulën drejt meje me përqafime, dajë na kanë dal përpara, na kanë sulmuar, dajë mi kanë kërkuar parat, unë nuk ia kam dhënë, i kish pas paratë e shtrënguara në dorë dhe ato i kam unë se mi dha duke thënë se nuk ia ka dhënë hajnave. I thash ku shkuat, si ndodhi rasti, tha kemi qen në veturë, kemi dal se na ka marrë babi, kemi ecë rrugës dhe tha që e kemi harruar mamin në veturë. I tash e si e harruat mamin në veturë, tha dajë na ka kap babi përdore dhe kemi ecë. Domethënë nuk mundem me imagjinuar se në çfarë gjendje ka qen motra ime kur e ka pa burrin me dy fëmijë duke ikë nga vetura, aty ka mund ta kuptoj ajo se çka është duke i ndodhur”, derisa rrëfimin e tij e vazhdon duke treguar se çka i tha Naimi pasi përfundoi intervistën në Stacionin Policor në Dragodan.
“Na ka ndodh kështu na ka dal përpara, unë nuk i kam parë, Liridona i ka parë hajat dhe ka thënë ndal se hajnat dhe erdhi e na tha qitni krejt çka keni, unë i nxora dhe ia dhashë të gjitha nga xhepi dhe i kam thënë Liridonës jepja krejt çka ke. Liridona insistonte diçka në çantë, unë tha i qela dyert dhe i thash ikni suedisht që të mos e kuptojnë, fëmijët dolën, i kapa përdore dhe u ngjita përpjetë por pas 5-6 metrave e dëgjova një krisë por mendoja që është duke e frikësuar Liridonën, po si dyert kur u qelën, grabitësi nuk shkon nga pasagjeri por nga shoferi për ta ndal, ka bërë tha insistim në çantë, xhamat e qelur shumë pak, sidomos për fëmijë, Liridona ka qen në gjendje të jap gjithçka lere më para ose gjësende dhe tha që kam deshtë t’i shpëtojë fëmijët jam shkuar të kërkoj ndihmë por nuk më hapi askush derën, ka dal një grua në ballkon i kam thënë që t’i thërret policinë dhe ka thënë që nuk di, e pastaj në një dyqan ku më thanë i thërrasim policinë por nuk bën të shkosh, por për që thonë se nuk bën të shkosh, ti duhet të shkosh se e ke grua, pa marrë parasysh se në çfarë ngjarjes nuk bën ta leni gruan vetëm, por po shihet se ai e ka orkestruar vet dhe ka qenë shumë i ftohët në këtë ngjarje. Erdhën Policia, më morën e nuk më lan aty, nuk e dita nëse ka vdekur ose jo, në policinë në Dragodan më treguan se ka vdekë”, tha ai.
Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademjat, si organizator i vrasjes, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, kanë dal sot në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka caktuar nga muaj paraburgim.