Si e takoi Kurtin, Çanak: Sonja Biserko e organizoi, ajo gjithmonë mund të arrijë tek ai

Nenad Çanak, politikan serb, ka treguar se si erdhi deri te takimi i fundit me kryeministrin e Kosovës, ALbin Kurti.

Në një intervistë për Danasin, Çanaku tha se takimin e ka organizuar Sonja Biserku, intelektuale e njohur serbe dhe udhëheqëse e Komitetit të Helsinikut për të Drejta të Njeriut në Serbi.

Si ndodhi ai takimi me Kurtin?” – ishte pyetja e mediumit opozitar serb “Danas”.

Ndërsa përgjigja e Çanakut ishte si vijon:

“Sonja Biserko e organizoi atë takim, sepse e njeh Kurtin prej disa dekadash dhe gjithmonë mund ta arrijë tek ai. Unë mendova se është shumë e rëndësishme që Kurtit t’i jepet në dorë përgjegjësia për qytetarët, ta dijë dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se në një rast të tillë bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës”.