Shtrenjtohen nafta e benzina në Kosovë

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për derivate në 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 61 centë, i benzinës 1 euro e 34 centë, derisa i gazit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për 1 cent.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.