Shqipëria i ka kërkuar Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi sipas tyre, kanë marrë nga garanci nga ShBA-të se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Këto deklarata i ka bërë ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj në një intervistë për “Kosova Press”.
“Janë gjëra të marra përsipër, po flas në këtë rast për Kosovën e mos të flas për Serbinë dhe padyshim që Serbia vendos ngërçet e veta dhe asnjë herë nuk shkon më tej, sa thotë ‘po’, e thotë ‘jo’ të nesërmen. Unë dua të them që Kosova duhet hedh hapat e saj dhe Shqipëria në fakt ka qenë në këtë suazë ose në këtë kahe të veprimit politik këtu në Kosovë ku ka mbështetur planin franko gjerman dhe bërjen e Asociacionit.” – ka thënë ai.
Malaj ka folur edhe për draftin e prezantuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Kryeministri jonë (Edi Rama) ka paraqitur edhe një draft, por nuk ishte e thënë që të ishte ai draft. Kosova mund ta bëjë vetë draftin apo në rastin konkret që i është servirur nga aleatët ndërkombëtar. Por, unë di të them që Kosova e ka hedhur hapin e duhur dhe kryeministri jonë e ka mbështetur këtë gjë. Kryeministri Rama duke thënë që “Kosova tashmë ka bërë atë që duhet të bëjë, mirëpo ngelet të bëhet implementimi i saj. Kuptohet që aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, QUINT-i të gjithë e kanë thënë dhe e thonë fort që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nga ana tjetër duhet patjetër të ekzekutohet patjetër duke shkuar në Gjykatën Kushtetuese, duke marrë vërejtjet siç po ndodhë.” – ka thënë ai.