“Shqipëria do të presë 10 milionë turistë, ndërsa Kosova 2 mijë ushtarë të KFOR-it”

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, me një postim në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai bëri një krahasim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Miftaraj duke iu referuar mediave shqiptare tha se shteti shqiptar pritet që të ketë 10 milionë turist këtë serzonë, ndërsa Kosova do të presë ushtarë të KFOR’it.

Njoftimi i plotë:

Sipas Euronews Francë sivjet Shqipëria pret dikund 10 milion turistë.

Fluksi i turistëve në Shqipëri ka kapur vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Është Euroneës-i francez ai që i kushton një material të hollësishëm, këtij trendi që ka ardhur në rritje, që për Shqipërinë e ka cilësuar një bum turistik.

Përderisa, Kosova deri me tani ka pranuar 700 ushtarë Turq të KFOR, me pritje legjitime që ky numër të shkoj deri 2000 ushtarë të KFOR.