Në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë, një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, i cili është kapur nga stafi i shkollës me një thikë, të cilët më pas u detyruan ta njoftojnë Policinë
Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar thikën, teksa nxënësi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 24 orë dhe rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.