Shpëtohet një shtetase bullgare e ngujuar në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se në një operacion gjashtorësh e kanë shpëtuar një shtetase bullgare e cila ishte ngujuar në një terren të vështirë në Deçan.

Në njoftim u tha se në orët e vona të datës 12.10.2024, SHKSHMK ka pranuar një thirrje emergjente nga një shtetase bullgare në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan.

“Ajo kishte përfunduar shtegun e Via Ferratas, por gjatë kthimit në llogaritje jo të mirë të kohës kishte dalë nga shtegu dhe kishte humbur orientimin duke u ngujuar në një terren të vështirë në anën e djathtë të Grykës së Deçanit. Një ekip i SHKSHMK i përbërë me anëtarë nga stacioni i Deçanit dhe Pejës menjëherë kanë identifikuar pozicionin e saj gjeografik dhe janë nisur për kërkimin e saj”.

Të humburës i është dhënë ndihma e parë, pastaj është evakuuar deri tek pikënisja e shtegut të Via Ferrates.

“Operacioni zgjati rreth 6 orë dhe u mbyll në orën 24:00”, SHKSHMK dhe pati disa thirrje.

“Apelojmë të gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve në RKS dhe rajon që të kenë kujdes në planifikimin e aktiviteteve të tyre dhe të posedojnë pajisje adekuate. Gjithashtu, apelojmë tek frekuentuesit e shtigjeve të Via Ferrates në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, që këto aktivitete t’i zhvillojnë në prani të udhëheqësve malorë, të certifikuar për këto aktivitete”.