Të dielë në mbrëmje në oborrin e stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës raportohet të jetë hedhur një mjet shpërthyes.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë në veri të Kosovës, Veton Elshani, ku tha se se mjeti i hedhur në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës është mjet piroteknik.
“Pas verifikimit nga Forenzika, është bërë e ditur se ishte një mjet piroteknik”, tha Elshani.
Ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.