Shpërthimi në Ranillug dyshohet se ndodhi në lokalin e deputetit të Listës Serbe

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Ranillug, më 5 gusht rreth 22:45.

Rasti është raportuar në polici, të dielen më 6 gusht.

Klankosova.tv mëson se lokali është pronë e deputetit të Listës Serbe, Zoran Maksimoviq.

Nga ky rast nuk është raportuar për lëndime trupore, por vetëm dëme të vogla materiale.

Nuk dihet shkaku i këtij incidenti.

“Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës. Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thanë nga policia.