Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Universitetit, afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Siç raporton portali Indeksonlione, bazuar në burime, një mjet shpërthyes është hedhur sot në drejtim të veturës së reperit Agon Abdullahu, i njohur me emrin e artit ‘Noga’.
Vetura BMW ka pësuar dëmtime, ndërsa shpërthimi ka dëmtuar edhe disa vetura të tjera të parkuara në këtë zonë.
Forca të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.