Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e gjyqtarit në Shkodër

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit të një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në Shkodër.

ABCNews.al, bën të ditur se lënda plasëse është vendosur në oborrin e banesës së gjyqtarit, Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para thuhet nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.