Forcat e KFOR-it kanë nisur shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.
Për ta bërë këtë, ata raportohet të kenë përdorur gaz lotsjellës, shok-bomba dhe pajisje tjera.
Një gjë e tillë shkaktoi nervozizëm tek turma e cila u përgjigj me shishe, gurë e gjësende tjera të forta që u hodhën në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.
Siç raportohet nga mediat atje, ka edhe persona të lënduar.