Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla është deklaruar edhe njëherë rreth kapjes së spiunes ruse duke tentuar të hyjë në Kosovë dhe shpalljen e saj nongrata.
Sveçla është shprehur se kjo ka ndodhur në të njëjtën ditë kur është sulmuar policia e Kosovës dhe vetëm 6 ditë pas incidenteve të së dielës në veri të vendit, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Daria Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë – dhe kapja e saj duke tentuar të hyjë në Kosovë është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës.
The same day our police were attacked by criminal gangs & only six days after Sunday's incidents, Daria Aslamova, a confirmed Russian spy engaged in war propaganda in 🇺🇦, was detained attempting to enter Kosova from Serbia-irrefutable proof of 🇷🇺 interference in the north of 🇽🇰.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) August 7, 2022
“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjatë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës.
Ai gjithashtu ka treguar se Aslamova është shpallur non-grata për pesë vitet e ardhshme në Kosovë.
“Sot në autoritetin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Aslamovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.