Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka krijuar një iniciativë lokale politike – duke ndarë rrugët përfundimisht nga partia e Ramush Haradinajt.
Ajo quhet “Iniciativa Qytetare Demokracia”. Demaliaj ka thënë se dyert e kësaj iniciative janë të hapura.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit Që nga nesër me datë 26 Mars 2025 Dyert e Iniciativës Qytetare -DEMOKRACIA”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.