Shkullaku në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet duke u thirrur pikërisht në refuzimin e Asociacionit.
“Ai (Albin Kurti) ka ardhur kundër Zajednicës, tash ai s’mund të nënshkruajë zbatim dhe krijim të Zajednicës, pa marrë votëbesim nga elektorati”, ka thënë Shkullaku.
Tutje, ai ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet kundër Asociacionit, dhe se zbatimi është tradhti ndaj votuesit.
“Kurti ka një kontratë me elektoratin e tij, dhe në pikat kryesor ka qenë kundër Zajednicës, ai nuk mund të nënshkruajë zbatim të Zajednicës pa marrë okej nga ata që e kanë votuar, se është tradhti ndaj atyre që e kanë votuar”, tha ai tutje.
“Do të dali në fushatë dhe do të kërkoj legjitimit elektoratit për të firmosur diçka që ka qenë kundër dhe 51 për qind e kosovarëve e kanë votuar Albin Kurtin se ka qenë kundër”, shtoi ai.