Shkruan Col Mehmeti: Sa kushton një tonelatë me komplekse, pasiguri e vesvese?

Ajo nuk e meriton as t’i përmendet emri sepse është pjesa më insignifikante e politikës në Kosovë. Nëse në të ardhmen skicohet një biografi për të, aty nuk do të ketë në asnjë faqe episode dinjiteti. Ajo tashmë e ka kornizuar veten si shembull të dhimbshëm të një provincialeje me komplekse e pasiguri të thella. Sikur adjutantët e saj të kishin një trohë guxim, ata mund t’i bashkëndanin me ne rrëfimet dhe përvojën e tyre me të. Është ‘presidentja’ idhnake që iu bie në qafë të gjithëve se nuk i ofrojnë siguri. Policinë e Kosovës e bezdis me kërkesa të përsëritura që vajzave të saj t’iu gjejë ku ka e ku s’ka jelekë antiplumb. Edhe kur të tjerët janë në gjumë, ajo rri me sy kapsoll në WhatsApp duke iu nisur vartësve të saj vegëza portalesh. Urdhri është i nënkuptuar: reago ndaj këtij e reago ndaj tij. Ata duhet të fillojnë qysh në mëngjes një sulm alla-talibançe kundër gazetarisë që po e ‘tepron’. Këtu nuk ka as presidente e as presidencë, por vetëm mbijetesë të neveritshme nën hijen e arketipit të saj, Albin Kurti.

Col MEHMETI

Një obelisk të bardhë do ta meritonin një vargan femrash shqiptare që shkëlqyen me të mbërrimet e tyre të shumënduarta.

Por një shoqëri nuk guxon për asnjë çmim të robtohet prej miteve e të absorbohet prej vetë-imazhit narcist.

Bashkë me obiliskun e bardhë do të duhej të naltohej edhe një obelisk i zi si homazh për ato femra abuzuese e delirante, që në politikë janë pa asnjë meritë të vetme intelektuale, pa asnjë kualitet vleror.

Si dje ashtu edhe sot, ato janë shfaqur si abuzuese të tmerrshme duke i mjeshtëruar e përvetësuar aftësitë manipulative të kontekstit provincial nga i cili dolën.

Edhe me nder me thanë ‘presidentja’ e Republikës është rast librash shkollorë (textbook case) që dëshmon sesi një femër vlerëhiçtë është antitezë e gjithçkaje të hajrit.

Le të shkëputemi pak nga e tashmja sa për të pasur një përfytyrim diakronik e spatial.

Në kohën e cubnisë në mal si partizane, e pastaj në kohën e diktaturës si kuadro të partisë-shtet, në Shqipní pati plot e përplot raste kur femra të tilla kryenin punët më të pista, madje edhe krimet më të pashpirta që nuk i bënin as burrat.

Ardhja për së prapthi

Edhe ‘presidentja’ e Kosovës hyri së prapthi në publiken tonë, sigurisht jo me vlerat që nuk i pati kurrë e as me vizionet që nuk shkrepën dot brenda një egoizmi të ndyrë.

Ishin tonet e larta e false të adresimeve patetike ato që e etabluan brenda politikës ashtu sikurse edhe pazaret që u sfumuan si ‘unitet’.

Aty ku të tjerët mateshin e çmateshin a duhej të hyhej në llumnajë, ajo dilte e para për këtë punë me iluzionin qesharak se vendin do ta nxirrte në selametin e Tokës së Premtuar.

E thënë me një gjuhë të zhveshur realiste, ‘presidentja’ e sotme është vetë Kosova me provincializmin, mendësinë rustike e komplekset gati barbare.

Sanduja është heroina, jo provincialja jonë

Nëse është një presidente të cilës i bën me të drejtë temena krejt Perëndimi, atëherë ajo është Maia Sandu e Moldavisë.

Sepse mbi supet e saj është jo vetëm triumfi i Perëndimit dhe perëndimorizmit në një shoqëri të konsumuar nga rusofilia, por edhe të qenit ledh i parë, pas Ukrainës, që po e mbron Evropën nga mësymja ruse.

Domethënshëm, Maia Sandunë thuajse kurrë nuk e shohim pranë tambureve, pompozitetit dhe vetëstilizimit si ‘Unë jam…’

Mirëpo një manipulante, si ky rasti ynë fatal, e përjeton veten a thua se është Zhan d’Arka e gjithë Evropës me budallallëqet që i prodhon në secilin takim me shtetarë të huaj.

Harron kjo prerje fshatarçe se ajo dhe gjithë vendi i saj ka importancë insekti në një botë që pikë rëndese ka fuqinë, kreativitetin dhe risimtarinë.

Lufta me gazetarë e me gazetarinë

Vetë rrethi i çaushëve të saj më tregon sesi ajo i thërret edhe në mesnatë, kur të tjerët janë në pikë të gjumit, duke iu nisur vegëza portalesh të panjohura.

“Më kanë sharë”, iu thotë dhe adjutantët qysh të nesërmen duhet të kenë gati reagimet talibançe kundër gazetarisë që e ka ‘tepruar’.

Fatmjerisht, ‘presidentja’ e Kosovës është prodhimi më i neveritshëm i mundshëm që erdhi prej një martese toksike mes VV-së dhe LDK-së, një kulture të mbrapshtë politike që pllaquritet në vikitimizim e mistifikim.

Një provinciale e kompleksuar përbën rrezik kombëtar kur gjendet kaq pameritueshëm në krye të shtetit të cilit ia abuzon pushtetin.

Sa më e zbrazët së brendshmi, aq më të nevojshme i ka investimet në identitet.

X-biografia e padinjitetit

Po të kishin guxim çaushët e saj në të ardhmen do të shkruanin një biografi në të cilën në asnjë faqe nuk ka dinjitet prej presidenteje.

Sa më e pavizion për të tashmen e të ardhmen, aq më fort bëhej vesvese përballë pasqyrës tek e cila më nuk i shihte me sy plëndësin palë-palë dhe obezitetin shfigurues.

Siç e konfesonte një adjutant i saj, zyret shpesh i gjeje me të vjellura se presidentja kishte hyrë në regjimin e një diete kilogramëtretëse.

Kur e humbi durimin me kilogramët që si për dreq nuk shkriheshin kollaj, ajo mësyu spitalet private në Turqi si atdhe botëror për njerëzit e babëzitur pas një estetike të re.

Kamarja e turpit

Vetëm femrat nën mesatare arrijnë të çajnë rrugën para vetes duke u bërë version i neveritshëm e ultraradikal i burrave budallenj.

Ish-kryeministri Albin Kurti ishte dhe është një fatalitet i popullit shqiptar. Fatmirësisht, ai u izolua ndërkombëtarisht siç ndodh rëndom me populistët e vegjël.

Atë as nuk e do e as nuk e honeps Amerika, Evropa e Turqia. Perëndim e Lindje e kanë lëçitur nga trualli i njerëzve normalë.

Por ai e çau izolimin kur nga brinja e tij e krijoi ose e riprodhoi veten në formën e një femre si ‘presidentja’.

Antiperëndimorizmi i origjinalit është hiçgjë në krahasim me antiperëndimorizmin e kopjes.

‘Presidentja’ është mynxyrë kombëtare me pasoja largvajtëse.

Antiperëndimorizmi nuk ka folur kaq kumbueshëm nga Dodiku e Lukashenko sa nga goja e ‘presidentes’ së Kosovës.

Tuta e saj për t’ia prishur tymin arketipit të saj mashkullor, Albinit ekscentrik, kompensohej me atituda mendjemadhësie ndaj shteteve mike, atyre që janë dalazotëset e vërteta të Kosovës.

Thaçin president e sulmuan me zollë

Me 4 gusht 2016, në ora 23:05, aktivistë të Vetëvendosjes, të veshur tebdil sikur të ishin militantë të Hamasit, e sulmuan godinën kryesore institucionale në Kosovë.

Thuhej, madje thuhet edhe sot, se atë natë u sulmua Kuvendi i Kosovës me raketahedhës.

Në të vërtetë nuk u sulmua Kuvendi e as nuk ishte cak ai, por Zyra e Presidentit Thaçi që qëlloi të ishte në të njëjtin objekt me Kuvendin.

Thaçi e pati rastin ta jashtëligjësonte Vetëvendosjen si organizim klasik terrorist.

Dosja terroriste e saj ishte e mjaftueshme sa për t’i dënuar krerët e saj e deri te militantët e niveleve më të ulëta. Dhe prapë ai nuk e kërkoi një gjë të tillë.

AKI-ja e bërë zap

Sot në krye të shtetit është një pseudopresidente analfabetizmi i së cilës e bën një femër harrakate që sulmon e bën sherr me secilin.

Ajo i bëri vetes vend në analet presidenciale si rasti i parë kur kreu i shtetit e keqpërdori edhe shërbimin informativ për të qëruar hesapet e saj personale.

AKI-ja e kapur për kapistre duhet të merret me fantazmat e shtirjet e një mendje të shkërmoqur prej deliri e paranoje.

Burimet e energjitë që do të duhej të shpenzoheshin për t’i mbajtur sytë katër ndaj rreziqeve ekzistenciale të Kosovës, tani janë në dispozicion të luftës personale që ajo ka hapur me gazetarë.

Jelekë antiplumb

Me këtë rekord budallallëqesh, ajo është shndërruar në kandërr të padurueshme duke i bërë telashe Policisë së Kosovës, e madje edhe FSK-së, me kërkesat e saj idioteske që t’i sigurohet një mur i gjallë mbrojtje.

Si ai mavrija që krijon panik sikur po fundoset në një sasi uji prej 30 centimetrash, edhe ‘presidentja’ bën sikur po mbytet e ngulfatet.

Se deri ku shkon paranoja e saj prej fshatare mjafton të ndërmendet një rast të cilin e kallxojnë vetë çaushët e saj në Zyrën Presidenciale.

Në emër të një rreziku të imagjinuar, ajo i ka kërkuar disa herë me radhë Policisë së Kosovës që t’ia pajisin dy vajzat e saj me jelekë antiplumb.

Policia u vu në siklet se as nuk posedonte jelekë të tillë për fëmijë e as nuk dinte ku t’i prokuronte ata. Mbase jelekë të tillë antiplumb edhe gjenden diku, por kjo zor që do ta qetësojë një mendje të konsumuar nga paranoja e pasiguria.

Ajo flet anglisht…

Sa më i madh kallaballëku rreth saj me policë elitarë, truproje e spiunë, aq më e madhe vesvesja, aq më e madhe pasiguria.

Më 2021, ajo qesharakisht po i mrekullonte grupmoshat e shtyra në Kosovë me anglishten e saj që te ky brez ngjante si manifestim epëror i inteligjencës.

Sjellja e saj, njësoj si e areketipit të saj mashkullor që e frymëzon, është ajo e një lideruci në Lindjen e Mesme që edhe punët më të vogla i kryen me një armatë të tërë rreth vete. Po ç’borxh i patëm asaj?