Anida Hanxhiu shkoi si 4 vjeçare në Australi së bashku me familjen e saj për një jetë më të mirë.
Ajo nuk humbi rastin dhe arriti të arsimohet në nivele tejet të larta, duke specializuar së fundmi edhe në endokrinologji.
Për specializimin e saj kanë njoftuar me shumë krenari familjarët e saj të cilët e kanë uruar Anidën.
“Urime vajza ime e bukur per mbarimin e specjalizimin te uroj gjithe te mirat ne jete DR ANIDA HANXHIU na ben prinderit me krenare te duam shumm”, ka shkruar e ëma e Anidës. /Gazeta Shneta/