Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, ka folur në lidhje me përplasjen e armatosur që ndodhi dy ditë më parë mes terroristëve serbe dhe Policisë së Kosovës në veri.
Maliqi tha se kjo ngjarja ka patur mundësi të ishte edhe me tragjike por duke qenë nën mbikqyrjen e KFOR dhe negociatave që janë zhvilluar, ka sjellë tërheqjen dhe ndërprerjen e konfliktit të armatosur.
“Diçka është prit që do të ndodhte në veri. Ka patur edhe paralajmërimeve prej organizatavete të sigurisë më herët, është thënë që po ushtrohen diversantët edhe ndodhi kjo. Ka qenë rast tragjik se ka të vrarë dhe të plagosur dhe ka patur mundesi të ishte një përleshje pak më e madhe por si duket meqë ka qenë nën survejimin e forcave të KFOR dhe ka patur si duket edhe negociata ata janë tërhequr me kohë mos me pas ma shumë viktima dhe kanë shpëtu pelegrinët. Nuk e di a është luajtur për fatin e tyre apo ka patur ndonjë plan tjetër me i masakru dhe me ia ‘ngjit’ fajin Policisë së Kosovës e Kosovës . Është shumë e paqartë, tani shkojnë hetimet, por vetë akti terrorist e ka mobilizu edhe Bashkësinë Ndërkombëtare që tani me qenë më intensive më e ‘prerë’ në iniciativa.
Tani u informuam që janë mbledhë krejt emisarët e vendeve kyçe që janë të angazhaur në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe pritet që do të dalin me masa të reja, por cilat do të jenë këto masa ende nuk dihet . Më duket se do të bëhet presion edhe në Beograd edhe në Serbi, Beogradi e ka humbur njëfarë përparësie që kishte gjatë kohës që mundohej të tregohej si palë që e don paqen a në të vërtetë tash po shihet hapur se ose i kanë dërgu ose e kanë dit që po përgatitet një sulm i këtill. Tek ne po shihet një triumfalizëm për Policinë e Kosovës në këtë aksion, policia ka bërë një punë të shkëlqyer por duhet të jenë të vetdijshëm të gjithë se nuk ka punu vetë Policia, ai ka qenë vetëm operativa kurse inteligjencat e huaja, KFOR apo NATO e kanë përcjellë logjistikën dhe kanë qenë afër me intervenu nëse ishte bërë edhe diçka më e madhe plus kanë negociuar me Beogradin me e lehtësu daljen ose ndërprerjen e këtij konflikti” deklaroi Maliqi.
Ai tha se plani i tyre ka qenë me nxit një një konflikt të ashpër ndaj Manastirit dhe pelegrinëve ç’ka do të sillte edhe kryengritjen e serbëve të veriut.