Analisti Shkëlzen Gashi deklaron se kryeministri Albin Kurti do të duhej të ishte ai që refuzon foton familjare të Samitit të Procesit të Berlinit, në prapavijën e së cilës ishin flamujt e vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë atë të Serbisë.
Ai tha se këtë veprim është dashur ta bënte Kurti, e jo kryeministrja serbe Bërnabiq, sepse siç shprehet, “ne jemi viktima dhe ata janë fajtori, e jo ata me luajtë rolin e viktimës”.
“Kur e pash nëse ish konë e vertetë që Bërnabiq po refuzon me dalë në fotografi për shkak të flamurit të Kosovës, ishte dashtë me kanë krejt e kundërta, kryeministri përfaqësuesit e Kosovës do të duhej me refuzu kur është flamuri i Serbisë, flamuri i një shteti që ka kryer krime të tmerrshme kundër shqiptarëve civilë të pafajshëm në Kosovë edhe çfarë situatë, në vend se ne me thanë jo s’dalim me flamurin e Serbisë, sepse Serbia është shtet që ka bë agresion. Pse me bo Serbia, e lëmë Serbinë më bë këtë e jo ne, ne jemi viktima dhe ata janë fajtori, e jo ata me luajtë rolin e viktimës. Nëse një kryeministër i vendit është që thotë s’dal me këtë flamur, është kryeministri i Kosovës që duhet me thanë nuk po du me dalë në fotografi me flamurin e Serbisë”, tha Gashi në T7.