Janë arrestuar në Belgjikë 18 pjesëmarrës të një organizate kriminale, ku 12 nga ta janë shtetas shqiptarë.
Ky operacion kishte për qëllim shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.
Të dyshuarve iu vunë prangat si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes Policisë shqiptare dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës, ndërsa ky operacion mban kodin.
Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit.