Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është kërkuar shkarkimi i Kryesuesit.
Nga 33 asamblistë të cilët kanë votuar, të gjithë kanë qenë pro shkarkimit të tij.
Pëllum Bajqinovci, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës është shkarkuar nga detyra.
Ai çaste më parë ka liruar sallën bashkë me Kryetarin e Prishtinës, Përpparim Rama.