Shkak “Gjuha e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve nga Serbia

Një mushkonjë e ngjashme si kjo e Marecit, u paraqit edhe në fshatin Brus të Lipjanit, ku edhe atje preku një kafshë si kjo, raporton Klan Kosova.

E duke qenë se sëmundja është e pranishme edhe në Serbi, gjatë të mërkurës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mori vendim për ndalimin e importit të këtyre kafshëve nga i gjithë territori i Serbisë.

Kjo për shkak edhe të pranisë së murtajës afrikane të derrit atje.

Gjuha e Kaltër ka marrë këtë emër për shkak se është njëra nga shenjat e sëmundjes.

Raste të tilla në Kosovë shfaqen që nga viti 2015-ta.