Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar një fotografi në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku bora ka vështirësuar shumë komunikacionin, dhe i njëjti ka thënë se gjendja në këtë rrugë i demanton institucionet përgjegjëse.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar qeveritarëve që të dalin pak në terren duke shtuar se kolonat janë me kilometra.
Ai tutje ka thënë se nëse vazhdon të bjerë kështu borë, vaj halli për ne.
“Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë. Nëse vazhdon me ra borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në Gusht nuk bjen, vetëm dimrit!” – ka shkruar Haradinaj.