“Mendimi për motin” ka njoftuar se çfarë moti pritet të mbajë në vend këtë fundjavë.
Vransirat vetëm se vijnë duke u shtuar sot, por mbetet edhe më tutje butë, me temperatura maksimale deri në 13C e 17C.
Ndërkohë, nesër dhe ditëve të para të javës së ardhshme ka gjasa për të reshura shiu.
Të dielën parashihet të fryjnë erëra mjaft të fuqishme nga jugu me hove deri në 20m/s.
“Vransirat vetëm se vijnë duke u shtuar ditën e shtunë, por mbetet edhe më tutje butë, me temperatura maksimale deri në 13C e 17C. Ato minimale në mëngjes zbresin në 3C deri 7C. Vonë pasdite apo në mbrëmje, nga pjesë perëndimore paraqiten kushte edhe për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë edhe erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-15m/s. Më shumë gjasa për të reshura shiu na shfaqen nga dita e diel si dhe ditëve të para të javës vijuese. Temperaturat megjithë një trend të rënies nga 14C në 10C, mbesin ende të larta për këtë periudhë kohore. Ditën e diel parashihet të frynë erëra mjaft të fuqishme nga jugu me hove deri në 20m/s.