Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin sot atje.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore janë shkarkuar për pak minuta, dhe tani gjendja është përmirësuar.
“Pas rrebesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën”.
“Ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore, janë shkarkuar për pak minuta dhe tani gjendja është përmirësuar. Komuna ka angazhuar kompanitë e pastrimit, të cilat sipas nevojës do të kujdesen për pastrimin e rrugëve dhe pusetave”, thuhet në njoftim.
Komuna ka ftuar qytetarët që për çdo situatë të kontaktojnë në numrat e telefonit, si më poshtë:
112 – Numri unik emergjent;
193 – Njësiti i zjarrfikjes dhe shpëtimit;
192 – Policia e Kosovës.