Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre.
Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit. Ndonëse rrallëherë ndodhë që burrat të përfundojnë si viktima, kështu ka ndodhur së fundmi në Prishtinë.
Sherri mes një çifti në rrugën “Zagrebi” u denoncua në Polici nga disa qytetarë dhe si rezultat njësitë policore intervenuan.
Sinjali mëson se një vajzë e moshës rreth 16-vjeçare dyshohet se është kapur me të dashurin e saj 19-vjeçar, i cili është viktimë në konfliktin që plasi mes tyre.
Por, siç merr vesh gazeta i njëjti është futur në sherr pasi fqinjët e tyre e raportuan se për të shpëtuar nga Policia, ai i ka hedhur gjërat ilegale nga ballkoni i banesës.
Në bazë të informacioneve të para, i riu ka poseduar armë pa autorizim, drogë të llojit marihuanë e pajisje për bluarjen e substancave të tilla, si dhe mjete të tjera të rrezikshme.
Policia ka arritur që t’i sekuestrojë gjësendet e kundërligjshme, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit, ndërsa lidhur me rastin me të dashurën e tij, ndaj saj është hapur po ashtu rast.