Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kunes në Shëngjin, ku një shtetas i Kosovës është plagosur me thikë gjatë orëve të mbrëmjes.
Sipas raportimeve të para nga vendi i ngjarjes, personi është plagosur rreth orës 21:20 dhe menjëherë pas aktit, është nisur me ambulancë drejt spitalit, në gjendje të rëndë.
Policia nga ana tjetër ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit, ku pritet edhe identifikimi i autorit.
Një njoftim i mëtejshëm sa i takon rrethanave të plota pritet ende nga strukturat e rendit./AlbanianPost