Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë refuzuar publikisht ftesën e disahershme të Famir Limajt, kryetarit të Nismës për t’u bërë bashkë në një listë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Nisma dhe AAK ishin të zëshëm ndaj kërkesës së tyre për dy partitë e tjera opozitare.
“E dini se Z. Fatmir Limaj ka gati një vit që e kërkon një front të përbashkët të opozitës për të ndërruar këtë qeveri, kur e lidhëm koalicionin me AAK-në prapë Z. Limaj dhe Z. Haradinaj u kanë bërë ftesë dy partive opozitare që të bëhemi bashkë në një listë zgjedhore”.
“Kemi marrë përgjigje publike se ata duan të ecin vetëm, e kemi respektuar këtë vullnet, por nuk është se ka munguar gatishmëria, kemi qenë shumë të zëshëm për këtë drejtim”, ka thënë Bilalli.