Trupat e pajetë të dy personave janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili u fundos me shembjen e urës në Baltimore të Shteteve të Bashkuara.
Tetë punëtorë ndërtimi ishin në urë kur një anije e goditi atë, duke i zhytur të njëjtit në ujë, raporton BBC.
Dy nga punëtorët u shpëtuan atë ditë, por kërkimi po vazhdon edhe për katër të tjerët, të cilët supozohen të kenë vdekur, transmeton Indeksonline.
Katër nga gjashtë viktimat e shembjes së urës janë identifikuar deri më tani.
Në një konferencë për shtyp, Policia e Maryland identifikoi Alejandro Hernandez Fuentes, 35 vjeç dhe Dorlian Ronial Castillo Cabrera, 26 vjeç, të cilët ishin në kamionin e fundosur.
Njëri prej tyre është me origjinë nga Meksika, teksa tjetri nga Guatemala.