Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, gjenerali Giampiero Romano, ka thënë se NATO nuk i mbështet Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe se nuk ka të bëjë me shitjen e raketave antitank Javelin për Kosovën.
“Nuk është NATO ajo që shet armë, por një vend tjetër dhe kjo është e drejta e tyre. Por dua të nënvizoj se KFOR-i i përmbahet mandatit të tij, bazuar në rezolutën 1244, dhe ruan paanshmërinë në veprimet e tij”, tha ai në forumin “Koncepti i Neutralitetit Ushtarak dhe Marrëdhëniet e Serbisë me NATO-n”.
Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e raketave antitank Javelin dhe pajisjeve përkatëse në vlerë 75 milionë dollarë për Kosovën.
“Për NATO-n, Serbia është një partner i aksesueshëm dhe i respektuar. E them këtë sepse është e vërtetë dhe sepse Serbia dhe NATO janë shumë më afër se sa duket në shikim të parë”, shtoi ai.