Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga një avion luftarak gjerman ka shijuar pamjet e ushtarëve të NATO-s.
Përgjatë këtij fluturimi, Stoltenberg ka parë nga afër momentin kur një aeroplan gjerman furnizon me karburant një aeroplan luftarak suedez, përmes një demonstrimi spektakolar të punës së përbashkët të aleatëve të NATO-s.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ngrit në qiell me një “Eurofighter” gjerman të enjten. Gjatë fluturimit të tij, ai pa një cisternë gjermane që mbushte me karburant një xhet suedez në një demonstrim spektakolar të aleatëve të NATO-s që punonin së bashku”, thuhet në njoftimin e NATO-s në platformën X.
NATO Secretary General @jensstoltenberg took to the skies in a German Eurofighter 🇩🇪 on Thursday.
During his flight, he saw a 🇩🇪 German tanker refuel 🇸🇪 Swedish jets in a spectacular demonstration of NATO Allies working together
pic.twitter.com/x7FTvU0s0P— NATO (@NATO) April 26, 2024