Shefi i EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR’in janë duke monitoruar situatën rreth vendvotimeve në katër komunat në veri.
“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve”, ka shkruar ai në platformën X.