Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka qëndruar për vizitë në zyrat e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ai është informuar nga kryeshefi i këtij institucioni, Kushtrim Hodaj, për punën dhe të arriturat e tyre.
“Temë e diskutimit ishin edhe ecuria e hetimeve në rastet që janë në kompetencë të IPK-së si dhe praktikat e mira të komunikimit me publikun”, thuhet në kumtesë.
Në fund të takimit Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së.