Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Në një postim në Twitter, Szunyog ka thënë se kanë bisedua për situatën në Kosovë.
“Sot në mëngjes me Abdixhikun kemi shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike, ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri. Për të adresuar sfidat aktuale nevojitet angazhim konstruktiv dhe konsensus politik nga të gjithë”, ka thënë ai.