Në shtetin amerikan të Floridës, një shqiptar ka vrarë ish-bashkëshorten dhe ka rrëmbyer më pas vajzën e tyre tetëvjeçare.
Mediat amerikane thonë që bëhet fjalë për Renato Muhajn i cili e ka privuar nga jeta Suela Saliajn, dhe më pas ka marrë vajzën e tyre.
Policia në Clearwater të Floridës raportohet ta ketë gjetur të vdekur ish-bashkëshorten e të dyshuarit, mirëpo aty nuk kishte qenë edhe vajza.
Sidoqoftë, ata më pas e kanë gjetur vajzën dhe e kanë kthyer te prindërit e Saliajt, ndërkaq Muhaj është arrestuar.