Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ofron shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që çon në arrestimin dhe apo dënimin e rusit, Dmitry Khoroshev, i cili është drejtues i një sistemi të quajtur “ransomware” me emrin “LockBit” me bazë në Rusi.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller
Gjithashtu Thesari amerikan ka marrë vendim që të njëjtin ta sanksionoj për zhvillimin dhe shpërndarjen e një sistemi të tillë softuerik keqdashës.