Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar tashmë në kohën kur përplasjet mes Qeverisë Kurti dhe Amerikës janë shtuar më shumë.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja Kosovën mund ta mbajnë në kontroll pa pasur partneritet me Qeverinë e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo mundësohet me marrëveshjen ushtarake-teknike të 9 qershorit 1999 dhe rezolutës 1244.
“SHBA përkatësisht NATO-ja Kosovën mund ta mbajnë nën kontroll dhe në sferën e vet edhe pa partneritet me qeveritë e Kosovës. Këtë gjë ua mundëson në mënyrë absolute Marrëveshja Ushtarake-Teknike e 9 qershorit 1999 dhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e 10 qershorit 1999, të cilat nuk e kanë asnjë afatizim dhe faktikisht asnjë kufizim të imponimit të vullnetit e pushtetit.” – ka shkruar ai.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka pasur kritika ndaj ndërkombëtareve të cilat duket se kanë ndikuar edhe në raportet mes dy shteteve.