Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher Hill.
Në këtë takim, Hill e ka informuar Vuçiqin se ShBA-ja e ka aprovuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”.
Siç ka thënë Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin Amerikan, i cili do të fillojë procedurën zyrtare.
Vuçiq është shprehur i zhgënjyer me këtë, shkruan Danas, përcjell lajmi.net.
“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha ai, thuhet në një komunikatë.
Takimi me Hill vjen pasi presidenti i Serbisë vizitoi dje Shtëpinë Ruse me ambasadorin rus Aleksandar Bocan Harchenko.