Daniel Serwer, analist dhe profesor amerikan, ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje me dialogun, të titulluar “Dialogu është i vdekur, çka tutje?”.
Në artikullin e tij, profesori amerikan ka shkruar se ShBA-ja e BE-ja e kanë gjykuar gabimisht Serbinë, pasi e njëjta nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.
Diplomatët evropianë dhe amerikanë e vlerësuan gabim Beogradin, i cili gjithmonë ka insistuar se nuk do ta njohë Kosovën. Kjo përfshin në mënyrë eksplicite çdo njohje të tërthortë, çka synonin mos-marrëveshjet e fundit të “normalizimit”. Serbia ka vazhduar në vend të saj të kërkojë, ose të krijojë, mundësi për të kontrolluar katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Presidenti Vuçiq u përpoq të negocionte aneksimin e tyre në Serbi me ish-presidentin e Kosovës, Thaçi. Ai tani është përpjekur të krijojë një pretekst për aneksimin e tyre me forcë ushtarake.” – shkruan Serwer.
Tutje, analisti veteran ka shkruar se duhet një ribalancim i poltikave nga ana e ShBA-së dhe BE-së.
“Së pari, evropianët dhe amerikanët duhet të korrigjojnë gabimet e tyre. Kjo do të nënkuptonte ribalancimin e politikës ndaj Prishtinës dhe largimit nga Beogradi. Do të thotë gjithashtu të heqësh dorë nga qëllimet tepër ambicioze. Asociacioni dhe madje edhe njohja e pasme nuk janë të realizueshme, e para për shkak të shqetësimeve në Prishtinë dhe e dyta për shkak të shqetësimeve në Beograd.” – shkroi njohësi i politikës së Ballkanit Perëndimor.