Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e ka gjobitur me 10 mijë euro Federatën Serbe të Futbollit për transmetimin e një mesazhi provokues gjashtë ndeshjes të së dielës me Anglinë.
Reuters ka raportuar të mërkurën se tifozët serbë shfaqën flamurin kombëtar serb që përfshinte edhe hartën e Kosovës.
Ndaj Serbisë ankesë në UEFA ka dërguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës.