Serbët vazhdojnë të bëjnë propaganda me slogane dhe pankarta të ndryshme në sport.
Disa tifozë serbë u shfaqën së fundmi edhe në Francë, ku e shpalosën një flamur me hartë të Kosovës, por me ngjyra të flamurit serb.
https://permbledhja.com/lojtari-i-kombetares-se-kosoves-ne-futsall-getart-hyseni-pensionohet-nga-loja-aktive/
Gjithashtu, në të shkruante “Nuk ka dorëzim”, duke e vazhduar ëndrrën e tyre se Kosova është pjesë e tyre.
Me këtë rast, tifozët serbë të Auxerre e provokuan Edon Zhegrovën pasi ky ekip u përball pikërisht me Lillen, aty ku paraqitet përfaqësuesi kosovar.
Zhegrova u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes, ndërsa nuk ra pre e këtyre provokimeve të serbëve./Express
Flag "No surrender" with the Auxerre fans on the road in Lille 🇲🇫🇷🇸 pic.twitter.com/0sz67rgI8n
— 🇬🇷HELLASERBIA🇷🇸 (@hellas_serbia) August 8, 2022