Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë në Himarë

Administratorët e dy bizneseve janë proceduar penalisht, pasi kishin vendosur 120 çadra dhe shezlongë pa leje përkatëse në plazhin e “Porto Palermo”, në Himarë të Shqipërisë.

Subjektet të cilët zunë hapësirën publike në plazh, ishin të paregjistruar në organet tatimore, ndaj policia ka sekuestruar çadrat dhe shezlongët.

https://permbledhja.com/regjistrimi-i-popullsise-mund-te-filloje-ne-gjysmen-e-pare-te-vitit-2023/

Shtetasit I. S., 32 vjeç dhe A. L., 47 vjeç do të procedohen për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./Euronews Albania

https://permbledhja.com/regjistrimi-i-popullsise-mund-te-filloje-ne-gjysmen-e-pare-te-vitit-2023/